Uron Arben Vitia: Sakrifica në emër të besimit është më e larta

28 qershor 2023 | 08:58

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Vitia tha se sakrifica në emër të besimit është ajo më e larta.

“Të dashur besimtarë në Kosovë e kudo ku jetoni, Urime Festën e Kurban Bajramit. Sakrifica në emër të besimit e për besimin është ajo më e larta”, ka shkruar ministri në Facebook.

Tutje ai tha se kjo ditë e festës është rikutjim për gjithësecilin se vetëm duke sakrifikuar i  ndihmojmë njëri tjetrit.

“Le të jetë kjo ditë e festës rikujtim për gjithsecilin se vetëm duke sakrifikuar nga vetja i ndihmojmë tjetrit. E, ndihma është sakrifica më e ëmbël.
Festofshi me gëzime në shtëpitë tuaja e lutjet ju qofshin të pranuara këtë Kurban Bajram”, ka përfunduar shkrimin ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrim Rexhepi Me vetë faktin që u kthye të studiojë…