Për Bajram myslimanët i dhurojnë familjes katolike një shtëpi në Pjetërshan të Gjakovës

28 qershor 2023 | 18:06

Në festën e Kurban Bajramit një imam në Kosovë, në fshatim Pjetërsahn, i ka dhuruar një familje katolike në nevojë një shtëpi të re, shkruan agjencia AP.

Prenk Nreca 41-vjeçar, jetonte në shtëpinë në Pjetërshan me pesë fëmijë të moshave nga 6 deri 11 vjet.

Fshati është në afërsi të Gjakovës dhe rreth 80 kilometra nga Prishtina.

Nreca përkujdeset i vetëm për fëmijët.

Në Krishtlindjen e fundit, imami Abdurrahman Bejtullahu pa nëpër lajme kushtet e rënda në të cilat jetonte familja Nreca, dhe kështu vendosi të mblidhte fonde për t’ia ndërtuar familjes një shtëpi të re.

Nreca është i papunë dhe kryesisht bazohet në punë sporadike apo në bamirësi të njerëzve. /AssociatedPress

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 200 miliardë dollarë mund të jenë vjedhur…