Berisha: Kryeministër, nuk e turpëron shtetin nëse i merr parasysh këshillat e ShBA-së

29 qershor 2023 | 12:17

Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në veri.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e turpëron shtetin nëse i merr parasysh këshillat e aleatit tonë strategjik, ShBA-së për de-eskalimin e situatës në veri.

Berisha ka thënë se situata është alarmante.

“Kryeministër, nuk e turpëron shtetin nëse i merr parasysh këshillat e aleatit tonë strategjik, ShBA-ve për de-eskalimin e situatës në veri të shtetit. Sundimi i ligjit është i panegociueshëm, askush nuk po ju kërkon që të hiqni dorë nga zbatimi i ligjit, nga kapja e të gjithë atyre kriminelëve që e cenojnë rendin kushtetues, të kudo ndodhur qofshin ata. Merr vendim për t’u dhënë argumente aleatëve që të na ndihmojnë tutje për konsolidimim e plotë të shtetit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Situata në horizont duket se është mjaft alarmante!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 27.06.2023…