Jose Mourinho dënohet me 10 ditë pezullim për sezonin e ardhshëm në Serie A

29 qershor 2023 | 12:24

Trajneri i Romës, Jose mourinho, është dënuar me dhjetë ditë pezullim si ndëshkim për komentet që bëri për gjyqtarin Daniele Chiffi.

Tekniku 60-vjeçar tha se Chiffi ishte arbitri më i keq që kishte takuar ndonjëherë në jetën e tij pas ndeshjes kundër Monza më 3 maj. Portugezi është gjobitur gjithashtu me 50 mijë euro.

Federata italiane tha se Mourinho do të shërbejë dhjetë ditë skualifikim duke filluar që nga dita e parë e kamnpionatit të ardhshëm përkatës.

“The Special One” kritikoi Chiffin pasi ai përjashtoi me të kuq lojtarin Mehmet Celik gjashtë minuta pas pushimit në fund të një barazimi 1-1.

Sezoni i kaluar ishte i turbullt për Mourinhon, i cili mori tre kartonë të kuq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e…