Kosova dhe Serbia t’i ndalin veprimet që mund t’i rrisin tensionet në veri

29 qershor 2023 | 13:33

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëri ka bërë thirrje ndaj Kosovës dhe Serbisë që të shtensionohet situata në veri të vendit.

Këto komente Stoltenbergu i ka bërë para takimit të shteteve anëtare të BE-së, ku ndër të tjera pritet të diskutohet edhe për situatën në veri të Kosovës.

“Situata në Kosovë dëshmon edhe bashkëpunimin NATO-BE. NATO mbështet fuqimisht përpjekjet e Bashkimit Evropian, përpjekjet diplomatike që BE-ja lehtëson dialogun me procesin tonë ushtarak në terren, forcat e KFOR-it. Ne kemi shtuar praninë tonë atje dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të de-eskalojnë situatën, dhe të ndalin çdo veprim që mund të rrisë më tej tensionet dhe të angazhohet në mirëbesim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka thënë ai.

Kujtojmë se udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel do të diskutojnë për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe për situatën e sigurisë në Kosovë si dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përplasje e papritur ka ndodhur të enjten në mbledhjen…