KE-ja mbështet idenë e Ramës për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

29 qershor 2023 | 13:53

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka mbështetur idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim: uljen e tensioneve në mes tyre.

Michel i ka bërë komentet në prag të një samiti të BE-së, që zhvillon punimet sot (e enjte) dhe nesër (e premte) në Bruksel.

“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, ka thënë Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me ShBA-në.

“Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe të bëjmë hapa të qartë drejt normalizimit (të marrëdhënieve Kosovë-Serbi)”.

“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ne kemi thënë se duam të përpiqemi maksimalisht për të bërë diçka për Ballkanin Perëndimor, së bashku me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e ka shpalosur më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atë ditë, Rama ka biseduar në Bruksel më zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë Michelin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i  Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se…