Pacolli shkurton ndihmën për familjen Ademaj nga 100 000, në 20 000 franga

29 qershor 2023 | 14:47

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca Kosova e Re, afaristi dhe humanisti Behgjet Pacolli, disa ditë më parë, pas vërshimeve në Pejë, nga të cilat humbi jetën një nënë me djalin e saj, nisi një donacion për “Ndihmë familjes Ademaj në Pejë”.

Pacolli synonte që nëpërmjet këtij donacioni të mblidhte njëqind mijë franga ndihmë për familjen Ademaj. Por, në ditën e tretë të këtij donacioni, vërehet se Pacolli nuk synon të mbledhë njëqind mijë franga, por vetëm njëzet mijë.

Vullnetit të tij për bamirësi i janë përgjigjur shumë njerëz, por me shumë të vogla.

Kërkesës së tij për ndihmë për familjen Ademaj deri më tash i janë përgjigjur 354 persona, nga të cilët janë mbledhur gjithsejtë 17 528.00 franga, raporton gazeta “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se sa…