Operacion policor në Podujevë, sekuestrohen armë dhe arrestohet një person
29 qershor 2023
| 18:29
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor në një fshat të Podujevës, gjatë të cilit është arrestuar një person për “trafikim me armë”.
Gjatë operacionit janë sekuestruar: dy armë të shkurta, një armë e gjatë, 25 fishekë, 10 krehër të karikatorit, 1 kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë dhe pajisje për shtypjen të shkronjave dhe numrave në armë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.