Këta janë babë dhe bir që u ekzekutuan para shtëpisë në Shkodër

29 qershor 2023 | 18:59

Dy personat që shihni në foto janë Gjok dhe Eduart Gurra, babë dhe bir, të cilët u ekzekutuan ditën e sotme në derën e shtëpisë së tyre, të cilës i ishte vënë flaka një natë më parë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sumë të njësisë Administrative Pult në zonën e Dukagjinit, ku Eduart dhe Gjokë Gura kanë shkuar për të parë banesën e tyre, të cilës i ishte vënë flaka një natë më parë.

Por në momentin që kanë mbërritur aty, persona të paidentifikuar i kanë ekzekutuar.

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti Muhmet Mavraj, ka folur për kryeministrin Kurti, me të…