Haradinaj: Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me SHBA-në

29 qershor 2023 | 19:17

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se arritjet e deritanishme si shtet Kosova i ka falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë.

Kështu është shprehur ai në takimin e mbajtur me Amy English, këshilltaren speciale të senatores amerikane Jeanne Shaheen.

“Me znj. English bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend, ku e informova për shqetësimin tim dhe të Aleancës për veprimet e pakoordinuara te Kryeministrit në veri dhe dobësimin e aleancës tonë me ShBA-në. Gjithashtu e informova për qëndrimet e Aleancës për depërshkallëzimin e situatës në veri të vendit. Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe duhet të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Daniel…