BBC: Wagneri ende po rekruton anëtarë të rinj në Rusi

30 qershor 2023 | 10:17

BBC raporton se grupi mercenar Wagner është ende është duke rekrutuar pjesëtarë të rinj në zyrat e saj në të gjithë Rusinë pavarësisht prej pasojave të kryengritjes së armatosur të fundjavës.

BBC, duke përdorur një numër telefoni nga Rusia, thirri në dhjetëra qendra rekrutimi dhe pyeti për anëtarësim.

Të gjitha qendrat u përgjigjën se procesi i rekrutimit po zhvillohet si më parë.

Madje disa zyra theksuan se anëtarët e rinj nënshkruajnë kontrata me grupin mercenar dhe jo me Ministrinë e Mbrojtjes ruse.

“Po punojmë. Po të kishte ndryshuar diçka, do të na kishin thënë. Por, nuk ka asgjë”, tregoi qartë rekrutuesi në Krasnodar, në jug të Rusisë.

Një burrë nga zyra në Volgograd tha se në rast aplikimi, mercenari mund të caktohet në një zonë të nesërmen dhe shtoi se tani Bjellorusia është destinacion i mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot do…