Kurti: Ushtrinë e forcojmë për ta për mbrojtur Kosovën

30 qershor 2023 | 10:59

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në diplomimin e kadetëve të rinj të FSK-së, ku tha se diplomimi i sotëm, vendit i jep shpresë për të ardhmen e krenari për të kaluarën.

Ai ka theksuar se nga shkollimi në flakë të luftës, nëpër fazat e shtetndërtimit, Ushtria e Kosovës po vazhdon të zhvillohet e modernizohet.

“Burimet njerëzore janë boshti kurrizor i çdo ushtrie, e personeli i trajnuar dhe edukuar është bazë për zhvillimin dhe ndërtimin profesional të sistemit të mbrojtjes”, ka thënë Kurti.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se FSK-ja në një të ardhme të afërt do të jetë pjesë e NATO-s.

“Mundi dhe përpjekjet katërvjeçare sot po iu shpaguhen duke pranuar titullin e oficerëve të Republikës dhe FSK-së, që u ndërtua mbi themelet e UÇK-së, të kësaj force që në një të ardhme të afërt do të jetë pjesë e NATO-s, aleancës që mbështeti politikisht e ushtarakisht çlirimin dhe lirinë e vendit tonë”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se Kosova nuk e forcon ushtrinë për ta sulmuar dikë, por për ta ruajtur veten e saj.

“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët por për të qenë mjaftueshëm të fortë për mbrojtur veten”, ka deklaruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në PKontroll i shtuar në…