Shqiptari godet për vdekje të moshuarin me furgonin e punës në Itali

30 qershor 2023 | 14:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Fano të Italisë, ku një shqiptar ka përplasur për vdekje një 79-vjeçar.

Mediat vendase kanë shkruar se ngjarja ka ndodhur në Fano, ku shqiptari që po drejtonte furgonin e një kompanie ushqimore për restorante dhe po kthehej mbrapa për të shkuar për të dërguar mallrat në lokalin “Levante”, kur ka goditur nga pas një të moshuar.

Zhurma që ka ndier ka bërë që shoferi të lëvizë edhe një herë para makinën, që duket se ka qenë fatale për të moshuarin i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Shqiptari ka zbritur menjëherë nga automjeti por ka qenë shumë vonë për të moshuarin. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…