Bale për CR7: Nëse fitonim 5-0 dhe ai nuk shënonte, do të hidhte takat me zemërim

30 qershor 2023 | 15:37

Gareth Bale ka zbuluar disa nga sjelljet e Cristiano Ronaldos nga përvoja e tij me të.

Për pesë vjet, nga 2013 deri në 2018, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo u bashkuan te Real Madrid dhe fituan gjithçka.

Uellsiani, i cili njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në janar, zbuloi në një VIDEO të publikuar në rrjetet sociale disa nga sjelljet e ish-shokut të tij të skuadrës kur ai ishte i zemëruar.

“Ai ishte me të vërtetë i mirë. Ai kishte momentet e tij. Për shembull, nëse ne do të fitonim 5-0 dhe ai nuk do të kishte shënuar, ai do të vinte në dhomën e zhveshjes dhe do të hidhte takat e tij i zemëruar. Por ai ishte një djalë i mirë, nuk kishim asnjë problem”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka refuzuar të ekzekutojë pagat mujore të…