Albert Dabiqaj largohet nga Gjilani

01 korrik 2023 | 14:17

Albert Dabiqaj ka konfirmuar largimin nga Gjilani përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Lojtari pritet t’i bashkohet rivalit të madh të skuadrës gjilanase, Dritës, derisa marrëveshja është arritur mes të dyja palëve.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Dabiqajt (pa ndërhyrje):

Përshendetje miq dhe dashamirë,

Të nderuar qytetar të Gjilanit që më dhat aq shumë respekt e dashuri në momentin që erdha te SC Gjilani!

Të dashur bashkëlojtarë që në ditët më të vështira u bëm bashkë për të quar klubin në nivelet më të larta, tifoz që gjithmonë na përkrahët, president Florim Zuka që gjithmonë ishe afër, faleminderit që më besuat që të jemi bashkë për këto dy vite! dy vite që dhashë gjithçka nga vetja ime, Dy vite me shumë sfida  e sakrifica por mbi të gjitha  ndjehem krenarë që po largohem me kokën lartë duke lënë pas vetës shumë djersë e angazhim.

Po përfundoj një kapitull të karrierës time me SC Gjilanin me shumë krenari. Klubit dhe të gjithë njerëzve afër klubit ju dëshirojë shumë suksese në të ardhmën.

Nga nesër dua të mendoj që të hap një kapitull tim të ri në karrierën time.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trazirat vazhduan deri në orët e vona në qytete përreth…