City po përgatit ofertë sensacionale për Frenkie de Jong

02 korrik 2023 | 09:13

Frenkie de Jong ka katër vjet që është pjesë e Barcelonës dhe në çdo afat kalimtar flitet për largimin e tij.

Mesfushori holandez gjithmonë ka thënë se nuk dëshiron largimin nga Camp Nou dhe dëshira e tij është ta vazhdojë qëndrimin te Barcelona.

Por edhe këtë verë duket se ofertat për të nuk mungojnë dhe Manchester City është skuadra e radhës që ka shprehur interesim.

The Sun ka raportuar se City është gati të bëjë një ofertë të madhe për transferimin e De Jong prej 90 milionë funteve (104 milionë eurove).

Barcelona është e hapur ta shes yllin e tyre, por vet De Jong po këmbëngul për qëndrimin në Camp Nou.

Pasi kanë humbur Ilkay Gundogan dhe nuk arritën të siguronin shërbimet e Declan Rice, kampioni në fuqi i Evropës po kërkon një lëvizje sensacionale për mesfushorin holandez.

Drejtuesit e dy klubeve pritet që të kenë biseda të tjera edhe pse duket i vështirë largimi i tij nga katalunia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inflacioni në Eurozonë ra përsëri në qershor, por ra shumë…