![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/rashica.jpg)
Rashica: Paga ime e parë në Kosovë ishte 150 euro (video)
02 korrik 2023
| 12:21
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, pak kohë më parë u bë kampion i Turqisë, me skuadrën e Galatasarayt.
Rashica mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, ku ka folur për shumëçka, mes tjerash ai ka treguar edhe pagën e parë të cilën e ka pasur si futbollist.
“Në Kosovë 150 euro më duket në muaj, atëherë u kanë, për atëherë u kanë sukses”, u shpreh Rashica.
Ndërkohë, Rashica vetëm gjatë sezonit të kaluar te skuadra turke është paguar mbi 1.8 milionë euro, ose mbi 35 mijë euro në javë.