Kurti: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, dokument i çmuar historik

02 korrik 2023 | 14:25

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, në 33-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ka thënë se ky dokument ka artikuluar vullnetin politik të popullit që i kishte zgjedhur ata delegatë, për një Republikë të Kosovës.

“E hartuar si një ‘akt i vetëvendosjes politike’ duke u thirrur ‘në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve’, Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, mbetet një dokument i çmuar historik, si referencë për vlerat e kahjes politike të rrugëtimit tonë si komb, për republikën e parë të Kosovës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë po diskutojnë për një program të…