Abdixhiku të mërkurën nis takimet ‘për kapërcimin e izolimit dhe krizës’

03 korrik 2023 | 11:33

Abdixhiku të mërkurën nis takimet ‘për kapërcimin e izolimit dhe krizës’

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga e mërkura do të organizojë takimet e para mbipartiake, pas zhvillimeve të fundit në vend.

Katër takimet e para, Abdixhiku do t’i mbajë me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesorë universitarë, ish-diplomatë dhe biznese nga sektori privat.

“Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euroatlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar shtrimi me kubëza të betonit në 37 akse…