Policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi shqiptoi 739 gjoba

03 korrik 2023 | 13:44

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 26/06/-02/07/2023 ka shqiptuar 739 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 11 patentshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 36 aksidente, prej tyre aksidente me lëndime 17, persona të lënduar 24 dhe aksidente me dëme materiale 19.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka…