Vieira merr drejtimin e skuadrës së njohur franceze

03 korrik 2023 | 12:37

Legjenda e Arsenalit dhe Francës, Patrick Vieira është emëruar trajner te Strasbourgu. Klubi francez njoftoi zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me ish-lojtarin e Francës.

Vieira me Strasbourgun ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare. Për 47-vjeçarin është ky një rikthim në Ligue 1. Ai nga korriku i vitit 2018 deri në dhjetor të vitit 2020 kishte udhëhequr Nicen.

Vieira në dy sezonet e fundit ishte trajner i Crystal Palace. Legjenda franceze më herët ka drejtuar edhe skuadrën nga MLS, New York City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 1 dhe 2 korrik në palestrën “1 Tetori” në…