Jesusi rikthehet te Al-Hilal

03 korrik 2023 | 12:46

Al-Hilal mirëpret rikthimin e trajnerit Jorge Jesus. Pas një sezon në krye të Fenerbahëes, me të cilën fitoi Kupën e Turqisë dhe e mbylli sezonin duke u renditur në vend të dytë në kampionat, trajneri portugez ka vendosur të pranojë propozimin e klubit të Al-Hilal.

Më herët në sezonin 2018-2019 Jesus ka qenë në krye të Al-Hilal, ndërsa tashmë rikthehet sërish në një prej klubeve arabe që është vënë shumë në lëvizje në merkaton e kësaj vere.

Tashmë në ekipin e portugezit do të jetë ndër të tjerë edhe ish-lojtari i Napolit dhe Chelseat, Kalidou Koulibaly.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komisionit parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun,…