Margot me fustan si të Claudia Schiffer më 1995

03 korrik 2023 | 15:51

Margot Robbie ka vendosur për një stil tjetër të viteve të 90’t a duke veshur fustanin me zinxhir të Versace që për herë të parë e veshi Claudia Schiffer më 1995

Këtë ajo e bëri për premierën e filmit “Barbie” që u dha mbrëmë në Sydney.

Muzeu i Arteve Konterporane i Sydney u kthye në kinema këtë të premte pasi që Margot Robbie e dha aty premierën e filmit të saj të ri, “Barbie”.

Në përputhje me dashurinë që jep karakteri ikonik i Mattel, aktorja australiane zgjodhi diçka më rozë për të bërë që të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo.

Por, njësoj si më parë, minifundi që veshi në fillim të ditës, veshja e Margot edhe njëherë u tha që ka për referencë modën e viteve 90’ta, gjë që u vërtetua edhe me daljen e saj në tepihun e kuq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brad Pitt dukej shumë i ri dhe i pashëm teksa…