Laporta: Messi? Ai donte më pak presion

03 korrik 2023 | 16:04

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka analizuar situatën aktuale të Barcelonës në një intervistë të dhënë për “La Vanguardia”. Ndër temat e trajtuar është edhe mosardhja e Leo Messit.

“Ne kishim një marrëveshje me La Liga, do t’i kushtonim një pjesë të burimeve që kemi për Messin. Ishte parashikuar në planin fizibilitetit. Ne ia komunikuam atë Jorge Messit. Ai na tha se Leo kishte kaluar një vit shumë të vështirë në Paris dhe se ai donte më pak presion. Ne do të bëjmë një event për 125 vjetorin e klubit dhe do të ishim të nderuar që Messi të ishte në ‘Camp Nou’ në këtë ditë për ta nderuar për atë që ka dhënë për këtë fanellë”, është shprehur Laporta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radio Televizioni Dukagjini Sh.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…