“Distanca mes Velipojës dhe Ulqinit do të shkurtohet nga 73 km në 1 km”, por a do të ndërtohet ura deri në vitin 2024?

03 korrik 2023 | 23:07

Me urën e re e cila pritet të ndërtohet mbi lumin Buna, distanca mes Velipojës në Shqipëri dhe Ulqinit do të shkurtohet në 1 km, nga 73 km sa është tani.

Përmes një postimi para një viti në rrjetet sociale Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ura do t’i lidhë 34 km plazh me rërë, derisa ndërtimi i saj do të përfundojë në gusht të vitit 2024. Sipas tij, gjatësia e urës do të jetë 310 metra, ndërkaq gjerësia do të jetë 17 m.

Për ndërtimin e kësaj urë që shkurton distancën Ulqin-Velipojë janë dakorduar kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai malazez Dritan Abazoviq në vitin 2022.

Por a do të përfundoj deri në gusht të vitit 2024, mbetet të shihet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komadanti i UÇK-se, Rrustem Mustafa, është rreshtuar me kryeministrin e…