Hera e tretë që ish-polici Gentian Bejtja i shpëton atentatit, kush e do të vdekur?

04 korrik 2023 | 08:43

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin gjatë orëve të mesnatës. Një atentat i mirëplanifikuar dhe i mirëorganizuar ka ndodhur 3 km larg qendrës së qytetit të Fushë-Krujës.

Pak pas mesnate persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj pjesëtareve të familjes së 42-vjeçarit Gentian Bejtja.

Bejtja u shpëtoi plumbave. Por kunati i tij, Ramzan Sino, humbi jetën nga plumbat, ndërsa djali i Bejtjas, Alvi Bejtja, mbeti i plagosur. Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Autorët dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri – kallashnikovë – nga distanca. Për të humbur gjurmët pak minuta më vonë e kanë djegur mjetin në zonën e lapidarit të Tapizës.

Shenjestër e atentatit mendohet se ka qenë pronari i banesës, Gentian Bejtja.

Kjo është hera e tretë që Gentian Bejtja i shpëton atentatit.

Më 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për ta furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbeetet e pazbuluar.

Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati me eksploziv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt në vitin 2013. Po ashtu, Bejtja, një ish-polic i burgut të Fushë-Krujës, është i njohur për policinë për precedente penale në krimet ndaj pronës.

Bejtja u bë i njohur më 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMW, e përdorur në vrasjen e kryekomisarit Lamajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BE dhe Japonia po bashkëpunojnë së bashku në disa fusha…