Osmani: Do të ndërtojmë një partneritet edhe më të fortë me Holandën dhe Luksemburgun

04 korrik 2023 | 11:05

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në Prishtinë, kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar që sfidat aktuale politike dhe të sigurisë t’i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.

“Duke eksploruar rrugë të reja bashkëpunimi dhe duke nxitur lidhjet ndërmjet qytetarëve të Kosovës me ata të Holandës dhe Luksemburgut do ta ndërtojmë një partneritet edhe më të fortë nga i cili do të përfitojnë të tri shtetet”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është gjithnjë e më afër largimit…