Partia e Kurtit sërish sulmon me video opozitën

04 korrik 2023 | 13:06

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje sërish ka sulmuar me një video të re opozitën.

LV-ja në faqen e saj në “Facebook” ka postuar një video me një shkrim me titull: “Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?!”.

“Opozita flet për izolim ndërkohë që sa ishte në pushtet fali tokë, nënshkroi ‘Zajednicë’, shiti e vjedhi pasuri publike duke na mbajtur për 20 vjet të izoluar. Flet për fonde, tash kur i mbanë 150 milionë euro të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Flet për çmime të larta ndërkohë që e ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese. Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njëjtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja”, thuhet në mesazhin e LV-së, partisë së kryeministrit Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prezantuesja e televizionit italian Diletta Leotta po shijon pushimet me…