Tahiri: Kosova nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja, e LV-ja merret me filma

04 korrik 2023 | 15:50

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj videos së LV-së, e cila sot ka sulmuar opozitën, duke e akuzuar për izolim të vendit për 20 vjet rresht.

Tahiri ka thënë se është turp për LV-në të merret me video e filma kur Kosova ndodhet nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja.

“Kosova nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja, me një gjendje të sigurisë të brishtë me një ekonomi të rrënuar, me një ikje masive të rinisë, me një dëshpërim të skajshëm të punëtorëve në administratë të shtetit, me policë të cilët sot janë më të angazhuarit në mbrojtje, e më pak të privilegjuarit. E, LVV-ja merret me filma, e me video, duke u munduar të mbulojë dështimin e vet. Veç vazhdoni kështu se me video e mbroni sovranitetin. Turp!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Primozh Gliha është emëruar sot edhe zyrtarisht trajner i Përfaqësues…