Osimhen: Nuk ka vend më të mirë se Napoli

04 korrik 2023 | 15:54

Victor Osimhen përpiqet të mbyllë zërat për një lamtumirë të mundshme nga Napoli. Nigeriani është shprehur i gatshëm për të qëndruar te skuadra napolitane pavarësisht zërave në merkato.

“Nuk kam parë kurrë një qytet kaq të çmendur për futbollin, si napolitanët askush. Ata kanë një dashuri të pabesueshme për të gjithë lojtarët, kudo që shkoj jam i respektuar. Fëmijët më adhurojnë, më të rriturit më admirojnë, madje jam edhe idhull nga dikush që mban kopjen e maskës sime. Kjo tregon se kam punuar mirë dhe çfarë përfaqësoj për ta. Për mua nuk ka vend më të mirë se ky. Jam i kënaqur që kam bërë këtë zgjedhje. Ishte zgjedhja e duhur për të ardhur këtu. Arritja e kësaj lloj madhështie është diçka që do të më bëjë gjithmonë të buzëqesh, përgjithmonë. Fëmijët e mi dhe fëmijët e fëmijëve të mi, kur të lindin, do të kuptojnë se babai ka bërë diçka të jashtëzakonshme”, ka thënë Osimhen.

“Fitimi i titullit ishte një gjë e rëndësishme për mua. Ashtu si çdo trofe tjetër që do të vijë më pas, si Liga e Kampionëve, Kupa e Italisë apo çfarëdo tjetër. Jam krenar që jam kampion i Italisë, për mua është një gjë e madhe. E ardhmja? Tani po punoj shumë për të fituar më shumë. Mund të thuhet se tani jam i varur nga trofetë. Titulli ishte trofeu im i parë, mezi pres që sezonin e ardhshëm të fitoj më shumë”, ka deklaruar Osimhen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar…