Snajperistët ukrainas eliminojnë ushtarët e Putinit në Bakhmut

04 korrik 2023 | 21:52

Qyteti i Bakhmutit në lindje të Ukrainës është bërë pika më e nxehtë e kësaj lufte.

Atje nga fillimi i agresionit rus ka pasur luftime të përgjakshme mes dy palëve, që për synim kanë të kontrollojnë atë rajon.

E kjo ka bërë që pothuajse as edhe një objekt të mos mbetet pa u shkatërruar nga sulmet e vazhdueshme.

Madje pamjet nga ajri e shfaqin si “qytet fantazmë”, me asnjë civil që lëvizë.

Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale, shfaq snajperistët ukrainas duke eliminuar ushtarët rusë në këtë qytet.

Ata përmes dylbisë së pushkëve kanë filmuar momentet kur goditen ushtarët rusë  që gjendeshin përballë tyre, duke mos e ditur se janë vënë në shënjestër.

Harta që tregon sesi ka lëvizur vija e frontit në Donbas, gazetari ukrainas zbulon ndryshimet në fushëbetejë nga korriku i vitit të kaluar e deri më sot

Harta që tregon sesi ka lëvizur vija e frontit në Donbas, gazetari ukrainas zbulon ndryshimet në fushëbetejë nga korriku i vitit të kaluar e deri më sot

Në disa raste shihen ushtarët rusë të fshehur në rrënoja të ndërtesave që e pësojnë keq, por edhe në fusha të gjelbëruara – duke menduar se do të mund t’i fshihen ukrainasve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka kritikuar…