Di Maria rikthehet te Benfica

05 korrik 2023 | 12:05

Angel Di Maria është rikthyer në Benficë. Ylli argjentinas i dha fund eksperiencës në Juventus për t’u rikthyer në Portugali, aty ku nisi ngritja e tij si futbollist.

Veterani ofensivë ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin portugez, deri në verën e vitit 2024, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano. Di Maria e pati një eksperiencë të shkëlqyeshme në Real Madrid, për të luajtur më pas edhe në Manchester United e në Paris Saint-Germain para se të përfundonte në Juventus. Ai konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në dekadën e fundit në pozitën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur takimet e paralajmëruara…