Kosova luan me Britaninë e Madhe në kualifikimet për Evropian

05 korrik 2023 | 12:57

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka mësuar të mërkurën edhe kundërshtarin e parë në kualifikimet për “Euro 2026”. Në Vjenë janë tërhequr shortet për dy gara të ndryshme.

Kështu Përfaqësuesja e Kosovës përballet me Britaninë e Madhe në raundin promovues të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2026. Ndeshjet janë në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa Kombëtarja jonë është nikoqire në ndeshjen e parë. Synimi është që të kalohet Britania e Madhe, përkatësisht kalimi në fazën kryesore të kualifikimeve për Evropian.

Letonia-Luksemburgu dhe Belgjika-Qipro janë çiftet tjera të raundit promovues të kualifikimeve për “Euro 2026”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, i ka…