Enkilejda Cara shpallet kampione e trefishtë e kontinentit

06 korrik 2023 | 13:46

Në Chisinau të Moldavisë po zhvillohet Kampionati Evropian i Peshëngritjes për moshat, një event ku marrin pjesë edhe disa shtangista të rinj nga Shqipëria.

Njëra prej tyre, Enkileda Carja, ka shkëlqyer në peshën 59kg, duke u shpallur kampionë e trefishtë e Europës dhe mori tri medalje ari.

Në stilin e shkëputjes ajo u shpall kampione me 84kg, duke dominuar në pedanë. Ajo nuk zhgënjeu edhe në stilin e shtytjes, ku ngriti 100kg, duke u renditur sërish në vendin e parë. Për pasojë, shtangistja nga Elbasani fitoi të artën edhe në dygarësh me 184kg në total.

Jo vetëm medalje për shtangisten kuqezi, por edhe rekorde të reja në këtë kategori moshe, duke e bërë Enkeleda Carja një pretendente për medalje edhe në të ardhmen. Një hop i madh për shtangisten që stërvitet nga Eglantina Kalemi, që vjet mori tri medalje të bronzta në Evropian, ndërsa këtë vit tri medalje të arta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka konfirmuar për Radion Evropa…