Asensio prezantohet te PSG-ja

06 korrik 2023 | 15:52

Paris Saint-Germainit e ka prezantuar Marco Asensio, i cili ka zbarkuar në “Parkun e Princave” si transfer i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Real Madridin.

Lojtari ka nënshkruar kontratë me kampionin e Ligue 1 deri në vitin 2026. “Los Blancos” ia dhanë lamtumirën lojtarit pas 7 vjetësh të kaluar në “Santiago Bernabeu”. Asensio do të shpresojë që të luajë rregullisht në PSG pasi hasi në vështirësi për ta bërë një gjë të tillë në Madrid në vitet e fundit.

Trajneri i ri Luis Enrique ka premtuar se do të bëjë lojë sulmuese në PSG dhe ai e njeh Asension pasi kishin punuar së bashku në Kombëtaren e Spanjës.

“Është privilegj të jem pjesë e një klubi të madh siç është PSG-ja. Mezi pres t’ju bashkohem shokëve të skuadrës dhe të punoj me ta për të arritur objektiva të mëdhenj”, ka thënë futbollisti spanjoll. PSG-ja është përforcuar edhe me Milan Skriniar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të kushteve jo të mira të punës dhe…