Skriniar: PSG-ja është një nga ekipet më të mira në botë

06 korrik 2023 | 16:56

Milan Skriniar nuk e ka fshehur lumturinë e tij për transferimin te klubi francez i PSG-së, duke i kushtuar fjalë të mira gjatë prezantimit të tij.

Ditën e sotme, një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Europë, firmosi zyrtarisht me kampionët e Francës.

“Ndihem shumë i lumtur, shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e një klubi të tillë. PSG është një nga më të mirët në botë me lojtarë të klasit botëror dhe tifozë të jashtëzakonshëm.

Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për mua, kam qenë i dëmtuar, kam pasur një problem me shpinën. Por tani gjithçka është më mirë, ndihem shumë mirë. Kam luajtur dy ndeshje për Sllovakinë, kështu që jam gati. Që nga tejkalimi i dëmtimit, nuk e kam ndërprerë stërvitjen, kështu që jam 100% gati, ndoshta edhe më shumë.

Ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. Kur një klub si PSG dëshiron të firmosë me ty, vendimi merret shpejt. Kur e kuptova që kisha mundësinë të vija këtu, isha shumë i lumtur”. Kam parë shumë nga ndeshjet e PSG-së, mendoj se të gjithë në mbarë botën i shikojnë ndeshjet e tyre, të gjithë e dinë se këtu ka lojtarë të mëdhenj. E di që është një nga ekipet më të mira në botë, u desh vetëm një sekondë për të marrë vendimin. Unë po shikoj përpara dhe mezi pres të punoj me shokët e mi të rinj dhe të takoj të gjithë në klub. 

Presion? Po, Sigurisht. Ka gjithmonë presion kur bashkohesh me një klub si PSG. E ndjej pak por jam gati, gati të jem pjesë e këtij klubi të madh. Por, unë e dua presionin. Jam një mbrojtës, kështu që ne e dimë se për çfrarë bëhet fjalë. Gjithmonë duhet të jemi gati.

Mesazh për tifozët? Po, thjesht për t’u thënë atyre se jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj familje vërtet të madhe të PSG-së, dhe gjithashtu mezi pres t’i takoj ata”, është shprehur Milan Skriniar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen kërkon të transferojë me çdo kusht Harry Kane…