Në mungesë kuorumi nuk votohet bordi i Trustit, Murati: Halli i opozitës është tjetërkund

06 korrik 2023 | 17:52

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se para disa muajsh opozita bënte alarm e shpërndante panik se si gjoja mjetet e Trustit po rrezikoheshin për shkak të mungesës së bordit.

Sipas tij, e njëjta opozitë sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet pamundëson kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye.

“Kjo është vetëm dëshmia e radhës se kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti. Halli është tjetër kund”, ka shkuar Murati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është takuar ditën e…