![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/er-v-s-.jpg)
Rama publikon pamje nga takimi me Osmanin
06 korrik 2023
| 18:20
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar sot në Prishtinë presidenten Vjosa Osmani.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar pamje nga takimi me Osmanin.
Ndërkaq më herët presidentja Vjosa Osmani ka shkruar në “Facebook” për takimin me Ramën.
Ajo ka thënë se me kryeministrin Edi Rama diskutuam sot për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.
“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani.