Konjufca thotë se ka lëndim të raporteve mes Kurtit e Ramës

06 korrik 2023 | 20:15

Kryetarit i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, para mediave ka thënë se në të gjitha këto procese që është duke i kaluar Kosova, ndihma e Shqipërisë është e pazëvendësueshme.

“Ne biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politike, por po ashtu edhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Republika e Shqipërisë dhe Qeveria Rama. Të gjitha këto procese të vështira që po i kalojmë, ndihma e Shqipërisë është e pazëvendësueshme”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se nuk ka hatërmbetje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por sipas tij, Kosova është lënduar nga mosmbajtja e mbledhjeve të dy qeverive.

“Kurrfarë hatërmbetje nuk ka pasur. Nuk e përjashtoj, kafja mund të pihet edhe në kohët e vonshme. Nuk është një acarim ashtu siç po thoni ju i raporteve që të mos takohen fare. Unë do ta kisha përdorur shprehjen ‘lëndim’. Ne kemi qenë të lënduar nga anulimi i mbledhjes së qeverive, por jo aq të lënduar që të mos e presim fare. Kjo do të rregullohet së shpejti, nëse jo sonte. Është dallimi i cili po e dëmton Kosovën kur ne jemi në të drejtën tonë dhe nuk është duke na kuptuar as Republika e Shqipërisë”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se në Prishtinë nuk do të ketë një takim…