Askush nuk doli hero nga rebelimi i Wagnerit

07 korrik 2023 | 09:03

Lideri i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë për BBC se askush nuk doli hero me rebelimin e grupit Wagner disa ditë më parë në Rusi. Televizioni shtetëror rus fundjavën e kaluar deklaroi se presidenti Vladimir Putin kishte dalë nga këto ngjarje dramatike si një hero.

“Unë mendoj se askush nuk doli nga ajo situatë hero,” tha Lukashenko. “Jo Prigozhin, jo Putin, jo Lukashenko. Nuk kishte heronj. Dhe mësimi nga kjo? Nëse krijojmë grupe të armatosura si kjo, duhet t’i mbajmë një sy dhe t’u kushtojmë vëmendje atyre”, shtoi lideri bjellorus.

Lideri i Wagnerit, Prigozhin njoftoi tërheqjen nga rebelimi ndaj Moskës pas arritjes së një marrëveshje me liderin bjellorus. Pjesë e kësaj marrëveshjeje ishte që ai të zhvendosej në Bjellorusi. Ndërkohë, Putin iu ofroi ushtarëve që të bëhen pjesë e ushtrisë ruse ose të kthehen në familjet e tyre.

“Ushtarët e Grupit Wagner janë gjithashtu patriotë, besnikë ndaj shtetit, ata e kanë dëshmuar këtë në luftime. Ata u përdorën verbërisht, u detyruan të ktheheshin kundër shokëve të tyre me të cilët luftuan krah për krah”, tha Putin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e mbështetur nga UN-Habitat…