Komuna e Mitrovicës ekzekuton pagesat për familjet e prekura nga vërshimet

07 korrik 2023 | 10:37

Drejtoria e Financave bazuar në propozimin e kryetarit të komunës, Bedri Hamza, dhe vendimin e asamblesë komunale për ndarjen e 2500 euro për ekonomitë familjare që kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të janarit në komunën e Mitrovicës, pas pranimit të listës nga komisioni sot ka bërë ekzekutimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të përfituesëve.

Kryetari Hamza ka njoftuar qytetarët që 186 familje kanë përfituar nga buxheti komunal në vlerë totale 465,000.00 euro, duke shprehur zotimin në përkujdesjen e mirëqenies e të gjithë qytetarëve të komunës së Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka…