Arsenali: Faleminderit Granit

07 korrik 2023 | 11:10

Granit Xhaka, nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Arsenalit.

Xhaka do të transferohet në Bundesliga te ekipi i Bayer Levekusenit me të cilët ka nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2028.

“Topçinjtë” e falënderuan atë për kontributin e tij. Ai pati 297 paraqitje, duke shënuar 23 gola dhe duke i bërë 29 asistime.

Me Arsenalin, Xhaka arriti t’i fitojë dy trofe të FA Cup. 30-vjeçari deklaroi se përherë do të jetë “pjesë e familjes së Arsenalit”. Kalimi i tij tek Leverkusen u bë edhe nga klubi gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ 05/2003, i cili…