Hoti: Viti 2023 do të jetë i humbur, qeveria po ua bllokon komunave investimet

07 korrik 2023 | 11:48

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivel lokal, sipas trendit aktual.

Hoti ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale dhe grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të qeverisë, derisa ka shtuar se po vazhdon edhe bllokada e investimeve kapitale në komuna, meqë sipas tij qeveria s’po ua alokon mjetet nga të hyrat vetanake të komunave.

“Sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pal Ndrecaj Përsiatje pas leximit të librave “Palimpsest orfeik 2”…