Kushtrim Kadriu zgjedhet kryesues i ri i Kuvendit të komunës së Gjilanit

07 korrik 2023 | 12:58

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, me 20 vota për dhe asnjë kundër, ka zgjedhur të premten në një seancë të jashtëzakonshme, kryesuesin e ri, Kushtrim Kadriu (Vatra).

Kadriu mori votat e partive opozitare, në një seancë ku ishin të pranishëm 32 anëtarë të Kuvendit, ndërkaq në votim morën pjesë vetëm 20 prej tyre.

Kundërkandidat ishin Riad Elezi (LDK) dhe Suzana Selimi (PDK).

Kryesuesi i deritashëm, Arianit Sadiku (LV) u shkarkua javën e kaluar, me 19 vota të opozitës (LDK, PDK, Vatra), pas prishjes së koalicionit LV-PDK.

Kadriu, pasi u falënderua për besimin e dhënë, tha se prioritet i tij është rifunksionalizimi i Kuvendit dhe trupave të tij. “Për mua do të jetë nder që t’i shërbejë komunës sonë dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Kushtrim Kadriu.

Deri në zgjedhjen e kryesuesit të ri, seancën e jashtëzakonshme e ka udhëhequr Ismajl Kurteshi (LV), si anëtari më i vjetër i Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot më 7 Korrik 2023 mbushen 29 vite nga shkrimi…