Pochettino: Duhet të besojmë se Chelsea mund të konkurrojë me një skuadër si City

07 korrik 2023 | 16:52

Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino e krahasoi ekipin e tij me Manchester City, i cili fitoi Premier League, FA Cup dhe Champions League sezonin e kaluar.

“Ne duhet të besojmë se Chelsea mund të konkurrojë me një skuadër si Manchester City. Do të jetë e vështirë. Dua të përgëzoj Josep Guardiolën për një arritje të jashtëzakonshme. Është e pabesueshme të shohësh sesi klubi funksionon vit pas viti dhe ruan stabilitetin”, ka thënë Pochettino në një konferencë për shtyp. Kujtojmë se Pochettino drejtoi Chelsea pasi skuadra përfundoi sezonin në vendin e dymbëdhjetë në renditjen e Premier League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klaus Gjasula do të luajë në Bundesligë sezonin e ardhshëm…