Adnan Dibrani pas një dekade në parlamentin e Suedisë. Tani top kandidat për Parlamentin e Europës

07 korrik 2023 | 20:13

Nga Astrit Gashi

Adnan Dibrani nese arrine që në rang kombëtar të nominohët në top 5 vendi i tij në Parlametin Europian do të jëtë i sigurt. Por diqka që është e veqantë në këtë histori është fakti së Arber Gashi pret në radhë që të ulët në parlametin suedez. Kështu që shqiptarët kane arsye të fortë të mbeshtesin Adnan Dibranin për Parlametin Europian.

Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian do të mbahen midis 6 dhe 9 qershor 2024. Kjo do të thotë se zgjedhjet në Suedi do të mbahen të dielën më 9 qershor te viti te ardheshem.

Partia me madhe suedeze ajo Socialdemokrate ka nominuar si bartës të listës Adnan Dibranin ne gjashtë qarqet Göteborg, Värmland, Sjuhärad, Fyrbodal, zona Göteborg dhe Halland kanë zgjedhur të nominojnë si kandidatin e tyre kryesor për Parlamentin Evropian.

Politikani suedez me origjinë shqiptare ka lindur më 12 shkurt 1985, në Mitrovicë, dhe ka shkuar si refugjatë në Suedi në vitin 1992.

Adnan Dibrani është aktualisht deputet në Parlamentin e Suedisë, prej tre mandatesh, nën siglën e Partisë Social Demokrate. Ai u zgjodh deputet në vitin 2013 dhe përfaqëson zonën elektorale të Hallandit. I cili per 10 vjete është deputeti me i votuar. Si një ekonomist i zoti, në politik Adnan Dibrani është angazhuar në çështje që lidhen me biznesin e vogël, sigurinë e klientit, LSS dhe sistemin e taksave.

“Të qenit kandidati i tyre në zgjedhjet e PE obligon dhe jam i përulur ndaj besimit të mirë që më është dhënë. Në ditët në vijim do të shkoj për takuar sindikatat lokale, bashkitë tregtare dhe mbeshtesit e partisë për të diskutuar se çfarë mund të bëjmë së bashku për të ndërtuar një Evropë më të barabartë.” Tregon ai në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë së në Parlmentin e Europës është Arba Kokallari e cila që sigurisht do të kandidojë dhe për një mandat tjerër e nominuar nga partia moderate e cila tani ka pushtetin në Suedi.

Në foto: Arba Kokallari, Astrit Gashi dhe Adnan Dibrani

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport…