Për dy vjet ShKK-ja parandalon 120 raste të kontrabandimit

08 korrik 2023 | 08:56

Shërbimi Korrektues i Kosovës  në dy vjetët e fundit ka parandaluar 120 raste të kontrabandës me narkotikë e gjëra tjera të ndaluara.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Ismail Dibrani.

Ai thotë se krahas parandalimit të kontrabandës, ShKK-ja është larg shteteve evropiane sa i përket kësaj çështjeje.

Dibrani thotë se në disa raste stafi korrektues është përfshirë në kontrabandë. Edhe në këtë aspekt, Dibrani ka thënë se 14 persona janë arrestuar.

“Realisht Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar në raport me parandalimin e kontrabandës në burgje. Vetëm dy vitet e fundit kemi mbi 120 raste të parandalimit të kontrabandës, të cilat janë adresuar edhe në institucionet përgjegjëse. Në rast se marrim vetëm marrim shifrat krahasuese në dy vitet e fundit ka parandalim më shumë se shumë vite më herët, jemi shumë larg shtete të Evropës e mos të flasim për rajonin. Ne po flasim për burgje dhe kontrabanda në burgje në asnjë rrethanë nuk mund të mendohet që të parandalohet sepse ka lloj-lloj formash përmes të cilave të dënuarit ose familjarë e tyre tentojnë të fusin brenda përfshi narkotikë, telefona e gjëra tjera të ndaluara”, thotë Dibrani për Ekonomiaonline.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së…