Zelensky viziton ishullin ku ukrainasit e patën çuar “në ferr” luftanijen ruse

08 korrik 2023 | 18:33

Volodymyr Zelensky ka postuar një video të vetes teksa ka vizituar një ishull që u bë simbol i rezistencës ukrainase – ndërsa lufta ka hyrë në ditën e 500.

Në fillim të luftës, ushtarët ukrainas që mbronin Ishullin e Gjarprit sfiduan urdhrin nga një anije luftarake ruse që të dorëzoheshin.

Ishulli në Detin e Zi u mor nga Rusia, por më vonë sërish Ukraina e rimori.

Presidenti ukrainas e quajti atë “vend të fitores” që nuk do të pushtohet kurrë, raportoi BBC.

Zelensky e përshkroi si provë që Ukraina do të rikthejë çdo inç të territorit të saj të marrë nga Rusia që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022.

“Dua të falënderoj nga këtu, nga ky vend i fitores, secilin ushtar për këto 500 ditë”, ka thënë Zelensky.

Vitin e kaluar anija Moskva e Rusisë lundroi për tek Ishulli i Gjarprit dhe u tha ushtarëve ukrainas të dorëzoheshin nëse nuk donin gjakderdhje.

Përgjigja ukrainase u bë virale kur një ushtar u përgjigj duke i thënë ushtarëve rusë “shkoni në ferr”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër pushues rrezikon të mbytet këtë të shtunë në…