Edi Rama propozon ministër të Brendshëm, Taulant Ballën

08 korrik 2023 | 20:53

Kryeministri Edi Rama shkarkon Bledi Çuçin nga detyra e ministrit të Brendshëm dhe në vend të tij ka propozuar Taulant Ballën

Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë, dy ditë pas incidentit që tronditi opinionin publik në Borizanë të Krujës. Përmes një mesazhi në Twitter, duke falenderuar Çuçin për punën korrekte, Rama zbulon se do të propozojë Taulant Ballën për emërim në detyrën e ministrit të Brendshëm. Vlen të theksohet se Taulant Balla, i cili ruan detyrën e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së që prej vitit 2017, është përfolur edhe më herët për ndërmarrjen e një pozicioni të tillë në momentet kur vendi është tronditur nga probleme të sigurisë së brendshme.

Mirëpo, degradimi i situatës me dhunën e ushtruar nga fisi Rrahja ndaj banorëve të Borizanës, për shkak të konfliktit për guroren dhe mungesa e një reagimi të menjëhershëm të policisë, kanë sjellë shkarkimin e Çuçit. Ndërsa Rama e ka patur më të thjesht gjetjen e një emri të besuar për zëvendësimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në…