Si e kishte vëzhguar CIA, Mahmut Bakallin

08 korrik 2023 | 22:42

Mahmut Bakalli ka qenë politikan i rëndësishëm në Republikën Federale Jugosllave.

Aktiviteti i tij në Jugosllavi kishte rënë në sy të inteligjencës amerikane e cila shkurtimisht njihet me akronimet CIA.

Demokracia, ka siguruar një dokument të klasifikuar “Sekret”, ku CIA amerikane i kishte kushtuar rëndësi të veçantë deklaratave të tij kundër nacionalizmit shqiptar.

“Shefi i partisë kosovare Mahmut Bakalli ka bërë thirrje për vigjilencë të shtuar kundër nacionalizmit shqiptar“, fillon raporti i CIA-s

Më tutje, CIA kishte argumentuar se mesazhet e Bakallit kundër nacionalizmit shqiptar mund të jetë sinjal për diktatorin e atëhershëm jugosllav, Titon.

“Duke folur me zyrtarët lokalë në Kamenicë të Kosovës më 7 shtator, Bakalli nuk humbi kohë duke i bërë jehonë kritikave të Titos ndaj nacionalistëve. Kosova ishte i vetmi rajon në Jugosllavi ku kishte mbështetje të dukshme për pozicionin e Kroacisë dhjetorin e kaluar.
Prandaj, përgjigja e shpejtë e Bakallit mund të synohet si një sinjal për Titon se mesazhi është marrë dhe partia është në roje kundër shpërthimeve të reja të nacionalizmit shqiptar“, thuhet në një raport të CIA-s të vitit 1972.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth deklaratave të kryediploamtes kosovare, Donika Gërvalla, për Bashkimin Evropian…